Telenews

Bolton: Për momentin nuk shoh zgjidhje për marrëveshjen mes Prishtinës dhe Beogradit

Ish-këshilltari i Donald Trump për sigurinë kombëtare, John Bolton, beson se mundësia e arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës mund të ketë ekzistuar tre apo katër vjet më parë, por se një opsion i tillë tani është i pamundur.

“Nëse Serbia dhe Kosova mund të arrijnë një marrëveshje, pavarësisht nga të gjitha vështirësitë dhe të arsyetojnë një marrëveshje të tillë, mendoj se në atë rast faktorët e jashtëm nuk duhet të ndërhyjnë dhe të thonë se zgjidhja nuk është e pranueshme për ta, sepse mund të ketë pasoja diku tjetër”, tha Bolton.

Në një intervistë për të përditshmen “Politika”, Bolton thekson se aktualisht nuk sheh zgjidhje në horizont për arritjen e marrëveshjes ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Të ngajshme

Apeli refuzon ankesën e mbrojtjes, Gani Geci vazhdon paraburgimin

Rrezarta Ramaj

Rezultatet e javës së 11-të në Ligën e Parë: Fitore bindëse për Lirinë, Vjosën dhe Prishtinën e Re

Rrezarta Ramaj

338 ditë në krye të partisë, Bedri Hamza e mbyll kapitullin si kryetari i PDK-së

Rrezarta Ramaj