Telenews

​Bora shkakton 8 viktima në Japoni

​bora-shkakton-8-viktima-ne-japoni

Reshjet e dendura të borës në veri dhe perëndim të Japonisë kanë shkaktuar 8 viktima dhe kanë plagosur dhjetëra të tjerë që nga 17 dhjetori.

Autoritetet vendase u kanë bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë vigjilentë për stuhitë e dimrit që priten gjatë ditës së sotme.

Në disa zonat rurale në Hokkaido të Japonisë bora ka arritur në 1 metër e 61 centimetra. Stacioni i hekurudhave japoneze Sapporo tha se do të pezullojë trenat që lidhen me kryeqytetin e Hokkaido, Sapporo.

Zyrtarët e motit u kërkojnë banorëve që të jenë të kujdesshëm dhe të përmbahen nga daljet jo thelbësore deri të hënën në 26 dhjetor, pasi bora e madhe mund të prishë trafikun dhe të shkaktojë ndërprerje të energjisë elektrike.

Të ngajshme

Deklarata e papritur e Trumpit! SHBA dhe Kuba drejt marrëveshjes, shmanget ndërhyrja ushtarake

Yllka Gashi

Tërmet në Maqedoni të Veriut

Yllka Gashi

“Gratë me funde të gjata janë nëna më të mira”, deklarata e zv.kryeministrit shkakton zemërim në Itali, deputetet protestojnë me minifunde

Yllka Gashi