Telenews

Bosnja dhe Hercegovina niset drejt SHBA-së për Kupën e Botës 2026

Kombëtarja e Bosnjës dhe Hercegovinës ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026, kompeticioni më prestigjioz në futbollin ndërkombëtar.

Përfaqësuesja boshnjake vjen në këtë turne me ambicie të mëdha dhe me synimin për të realizuar një paraqitje sa më të suksesshme në arenën botërore.

Pas një fushate të shkëlqyer në kualifikuese, Bosnja dhe Hercegovina siguroi biletën për në Botëror dhe tashmë është gati për sfidat që e presin në fazën e grupeve. Boshnjakët janë shortuar në një grup interesant dhe konkurrues, ku do të përballen me Zvicrën, Katarin dhe Kanadanë.

Ndeshja e parë pritet me interes të madh, pasi mund të jetë vendimtare për rrjedhën e kampionatit për ekipin boshnjak. Përballja me Zvicrën konsiderohet si një nga sfidat më të forta të grupit, ndërsa duelet ndaj Katarit dhe Kanadasë pritet të jenë po ashtu mjaft të luftuara.

Të ngajshme

Nju Jorku i thotë “STOP” AI-së: Një vit pa inteligjencë artificiale në shkolla

Yllka Gashi

Institucioni Parashkollor “Linda” shënon 10-vjetorin e themelimit

Rrezarta Ramaj

Sadiku: 1,500 euro rrogë, me dy seanca të çuditshme, është për besë keq

Yllka Gashi