Telenews

Botërori në Katar: Tifozët mund të dënohen me disa vjet burg nëse kryejnë marrëdhënie seksuale jashtëmartesore

Prejse FIFA ka vendosur që Kampionati Botëror 2022 të mbahet në Katar pakënaqësitë në vende tjera vazhdimisht janë përsëritur. E ato pakënaqësi po përsëriten edhe tani, kur kanë mbetur më pak se pesë muaj deri te fillimi i këtij evenimenti.

Debatet u përkisnin natyrave të ndryshme, por më të shfaqura kanë qenë ato në lidhje me ligjet dhe zakonet strikte që mbizotërojnë në Katar, e me të cilat nuk janë mësuar popujt e vendeve tjera perëndimore, raporton Gazeta Express.

Mediat e mëdha evropiane po raportojnë se
tifozët nga Evropa dhe kontinentet tjera duhet t’i mësojnë ligjet dhe zakonet
bazike të Katarit para se të udhëtojnë atje për t’i përcjell ndeshjet e
Botërorit.

Për shembull, tifozët nga mbarë bota duhet ta
kenë të qartë se në Katar është e ndaluar marrëdhënia seksuale jashtëmartesore
e po ashtu praktikumi i dashurisë në mes të një çifti nga e njëjta gjini.

Burime nga institucionet shtetërore në Katar
kanë treguar për “Dailystar” se ata që kapen duke kryer marrëdhënie seksuale jashtëmartesore
apo të së njëjtës gjini mund të dënohen me burgim deri në shtatë vjet.

“Seksi është shumë jashtë ‘menysë’, përveç
nëse vini burrë e grua. Sigurisht që nuk do të ketë qëndrim për një natë në
këtë turne. Nuk do të ketë fare festë. Të gjithë duhet të kenë kujdes, përveç
nëse duan të rrezikojnë të mbesin në burg. Tifozët duhet të përgatiten”, ka
thënë një burim nga Katari për “Daily Star”.

Për më tepër, është e rëndësishme të theksohet se homoseksualiteti është gjithashtu i ndaluar në Katar sipas Kodit Penal të vitit 2004 dhe gjithashtu mund të çojë në një dënim me burgim të njëjtë, transmeton Gazeta Express.

Mansoor Al Ansari, sekretari i Përgjithshëm i
Federatës së Futbollit të Katarit, tha se po konsideronte madje ndalimin e
flamujve të ylberit në lojëra.

Sipas këtij mediumi, tifozë nga Evropa tashmë
po e kanë problem të rezervojnë edhe dhoma nëpër hotele të Katarit në rast se
çiftet nuk kanë mbiemër të njëjtë, me çka vërtetohet se ata janë të kurorëzuar.

Por, jo vetëm kaq. Edhe përdorimi i alkoolit
do të jetë sfidë për tifozët. “Kultura e pijeve dhe e festës pas lojërave, që
është normale në shumicën e vendeve, është rreptësishtë e ndaluar. Ekziston një
ndjenjë se ky mund të jetë një turne shumë i keq për tifozët”, shtoi ai.

Kujtojmë se Kampionati Botëror “Katar 2022” do
të fillojë më 21 nëntor dhe do të mbyllet më 18 dhjetor.

Ky Botëror do të jetë i veçantë edhe për faktin se do të jetë hera e parë që do të zhvillohet në fund të vitit. /Gazeta Express/

The post Botërori në Katar: Tifozët mund të dënohen me disa vjet burg nëse kryejnë marrëdhënie seksuale jashtëmartesore appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Arrihet marrëveshja, Federico Chiesa nga janari përsëri në Serie A

KushtrimGuraj

Liverpooli fiton derbin e tensionuar ndaj Tottenhamit

KushtrimGuraj

E bujshme: Mastantuono në janar huazohet në Serie A

KushtrimGuraj