Në qendrën ikonike Rockfeller ka arritur bredhi i Krishtlindjes në New York, duke sinjalizuar fillimin e sezonit të festave të fundvitit në “Mollën e Madhe”.
Bredhi 22.5 metra i marrë në një zonë malore në Norvegji, është sjellë nga Massachusetts dhe është vendosur në Manhattan me ndihmën e një krani, transmeton Telegrafi.
Për dekorimin e bredhit do të përdoren tetë kilometra drita me mbi 50 mijë poça LED me ngjyra të ndryshme. Në majën e bredhit si në formë kurore do të vendoset edhe ylli Swarovski me tre milionë kristale që do ta shndrisin.
E ceremonia e ndezjes se bredhit është paraparë të mbahet më 4 dhjetor, ku mijëra qytetarë do të marrin pjesë në këtë ceremoni.
Pas largimit të bredhit me përfundimin e festave të fundvitit, do të dërgohet në një fabrikë për përpunimin e drurit.