Telenews

Brezovica mbyllet për vizitorë, shkak rreziku nga ortekët e borës

Qendra e Skijimit në Brezovicë sot ka qenë e mbyllur për skijim, shkaku i të reshurave atmosferike dhe rrezikut që u kanoset qytetarëve nga ndonjë ortek bore.
Patrullat e policisë kanë patrulluar tek udhëkryqi i rrugës që dërgon për në Qendrën e Skijimit dhe tek laura ku fillon Parku Nacional “Sharri” i kanë ndaluar të gjitha automjetet me vizitorë potencialë.
Ndërmarrja ”Brezovica” këtë njoftim sot e kishte bërë që në mëngjes në rrjetet sociale të komunikimit, me qëllim që mos të shkaktohen pengesa dhe bllokim i komunikacionit.
 

Të ngajshme

Momenti kur nxjerret nga shtëpia Igor Markoviqi, keqbërësi i veriut

Yllka Gashi

​Nëntë libra që duhet të lexohen së paku një herë në jetë sipas Elon Musk

Yllka Gashi

Fermin Lopez ia liron numrin Rodrit, zbulohet nga faqja e La Ligas

Yllka Gashi