Telenews

Britania përdor kaq tonë eksploziv për të shkatërruar një fabrikë

britania-perdor-1.6-tone-eksploziv-per-te-shkaterruar-nje-fabrike

Një ish-fabrikë e çelikut është demoluar, në atë që po cilësohet si demolomi më i madh me mjete shpërthyese në historinë e Mbretërisë së Bashkuar.

Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin fabrikën 65 metra të lartë në Redcar e cila hidhet në erë, pasi kryetari i luginës Tees, Ben Houchen, urdhëroi shtypjen e butonit që aktivizon mjetin shpërthyes, transmeton Telegrafi.

Për demolimin e objektit janë përdorur 1.6 tonë eksploziv, që po konsiderohet si shpërthimi më i madh i llojit të vet në historinë e Mbretërisë së Bashkuar.

Houchen e ka përshkruar këtë moment “si një e vërtetë e hidhur”, por theksoi se ndërtesa që kishte 105 mijë tonelata çelik, kishte mbetur e papërdorur që nga mbyllja e saj që ndodhi shtatë vite më parë.

Kjo fabrikë u mbyll pas 98 viteve, kur në vitin 2015 autoritetet përkatëse morën vendim që ta demolojnë me një shpërthim të kontrolluar.

Të ngajshme

Vdesin tre shtetas të Maqedonisë së Veriut në një aksident në Slloveni

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 27 gusht

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 26 gusht

Rrezarta Ramaj