Telenews

Brnabiq për deklaratën e Escobarit: Nëse kushtëzohet Asociacioni, dialogu s’ka kuptim

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, i është përgjigjur deklaratave të Emisarit amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, i cili deklaroi se qëndrimi i ShBA-së është që Asociacioni s’duhet të jetë shtet brenda shtetit.

Brnabiq për Radio Televizonin e Serbisë është shprehur se Escobar thotë se kushtëzimi për Asociacionin e bën dialogun të pakuptimtë.

“Nëse e vendosni atë në përputhje me ligjet e tyre, e bën të kotë të gjithë dialogun, nëse ata vetë nuk i respektojnë, dhe Prishtina nuk e respekton Kushtetutën e saj. Nëse e respekton, nuk do të kishte ushtri të Kosovës, sepse në atë Kushtetutë thuhet që duhen pyetur serbët, por nuk janë pyetur”, ka thënë ajo.

Sipas Brnabiq Dialogu duhet të jetë mbi Kushtetutën e Kosovës.

Ajo tha poashtu se shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borell, s’po mund ta detyrojë Prishtinën për asgjë edhe pse BE-ja është garantues i marrëveshjes së Brukselit.

Të ngajshme

Nga sot flamuri i UÇK-së do të valoi nëpër të gjitha xhamitë në Kosovë

Yllka Gashi

Rama uron Kurtin që u zgjodh Kryeministër, e fton për vizitë në Shqipëri – ka edhe një kërkesë për të

Yllka Gashi

Abdixhiku takon shefin e ri të EULEX-it, diskutojnë për qëndrimet e LDK-së ndaj zhvillimeve aktuale

Yllka Gashi