Telenews

Brukseli së shpejti e bën me dije se a do të vazhdojë dialogun me apo pa emisar tjetër

Kryediplomatja e re e BE-së, Kaja Kallas, së shpejti do të dalë me një qëndrim për atë se si do të vazhdohet procesi i ndërmjetësimit të procesit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, nëse do të vazhdohet përmes një Përfaqësuesi Special siç ka qenë gjatë mandatit të Josep Borell apo nëse vetë Kallas do ta marrë përsipër ndërmjetësimin.

Kështu kanë thënë nga Brukseli.

Zëdhënësja e re e BE-së, Anitta Hipper ka thënë se BE-ja do të dalë me qëndrim së shpejti lidhur për atë se si do të procesdohet tutje për këtë çështje. Hipper gjithashtu ka theksuar se mandati i Lajçak mbetet valid deri më 31 janar 2025.

“Mandati i Përfaqësuesit Special të BE -së Miroslav Lajçak mbetet i vlefshëm deri në fund të janarit. Së shpejti do të bëjmë një njoftim për të ardhmen”, ka thënë Hipper për Gazetën Express.

Kohë më parë janë përfolur disa emra potencialë për të zëvendësuar sllovakun Miroslav Lajcak në pozitën e emisarit. Megjithatë Brukseli kishte vendosur t’ia vazhdonte Lajçakut mandatin deri më 31 janar 2025, në mungesë të një konsensusi për ndonjë prej emrave që përfoleshin.

Të ngajshme

A i mundësuan vlerësuesi i licencuar i pronave dhe përmbaruesi privat përvetësimin e pronave fajdexhiu? –

KushtrimGuraj

Komandanti i ri i KFOR-it takohet me Nufin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në Ballkan –

KushtrimGuraj

Skandali me ndërrimin e foshnjave në Spitalin Amerikan 2 – Ministria e Shëndetësisë konfirmon mangësi serioze, masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Inspektoratit –

KushtrimGuraj