Telenews

Bullgarja Mirela Ivanova është përzgjedhur në listën e ngushtë për Çmimin Evropian të Poetit të Lirisë

bullgarja-mirela-ivanova-eshte-perzgjedhur-ne-listen-e-ngushte-per-cmimin-evropian-te-poetit-te-lirise

Bullgarja Mirela Ivanova është midis gjashtë poeteve evropiane që janë përzgjedhur në listën e ngushtë për çmimin “Poeti Europian i Lirisë” (EPF). EPF është një çmim letrar, festival poezie dhe seri botuese që prezanton vëllime të autorëve të përzgjedhur në konkurs.

EPF organizohet çdo dy vjet, dhe edicioni i ardhshëm planifikohet të zhvillohet në Gdansk në pranverën e vitit 2024.

“Unë jam mirënjohëse për nominimin për çmimin “Poeti Europian i Lirisë”. Edhe emri i këtij çmimi më përshkruan fund e krye” tha Ivanova për BTA.

Finalistët e tjerë janë Darko Cvetic (Kroaci), Monika Herceg (Kroaci), Anja Eramaja (Finlandë), Arvis Viguls (Letoni) dhe Miriam Van Hee (Holandë).

Nominimi “Poeti Europian i Lirisë” është një tjetër njohje ndërkombëtare për poezitë e Mirela Ivanovas. Në vitin 2002, ajo mori çmimin “Hermann Lenz për Poezinë Moderne nga Evropa Lindore dhe Juglindore”. Në vitin 2008, Ivanova mori një bursë njëvjeçare për shkrim nga Ministri i Kulturës bavareze.

Të ngajshme

Finlanda shpall paketën e 34-t të mbështetjes së mbrojtjes për Ukrainën

Yllka Gashi

Reuters e pyet për verdiktin e Hagës, Sekretari Rutte: KFOR është aty, pavarësisht lajmeve që mund të vijnë gjatë javës

Yllka Gashi

Fundoset varka me emigrantë pranë Kretës, një i vdekur dhe 25 të zhdukur në brigjet e ishullit Gavdos

Yllka Gashi