Telenews

Casemiro zbulon se emri i tij është shkruar gabim gjatë gjithë karrierës së tij

casemiro-zbulon-se-emri-i-tij-eshte-shkruar-gabim-gjate-gjithe-karrieres-se-tij

Mesfushori i Manchester United, Casemiro, ka zbuluar se emri i tij është shkruar gabim që nga ditët e para te Sao Paulo dhe ai nuk e ka ndryshuar kurrë për shkak të supersticionit.

Braziliani shpjegoi se si një gabim shtypi i rastësishëm çoi në një identitet që e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës së tij, nga Real Madrid te kombëtarja e Brazilit dhe Manchester United.

Casemiro, emri i vërtetë i të cilit është Carlos Henrique Jose Francisco Venancio Casimiro, zbuloi se gabimi në emrin e tij filloi gjatë një prej ndeshjeve të tij të para me Sao Paulo.

Klubi kishte shtypur aksidentalisht “Casemiro” në fanellë në vend të “Casimiro”. Pas një paraqitje mbresëlënëse, mesfushori vendosi të mos e korrigjonte.

“Për të gjithë, unë do të jem gjithmonë Casemiro. Është gjithë faji i Sao Paulos. Gjithçka nisi kur luajta një nga ndeshjet e mia të para për Sao Paulo, klubi ku kalova të gjitha nivelet, nga të rinjtë deri te skuadra e pare. Ata rastësisht shkruan emrin tim me ‘e’ në fanellë. Luajta shumë mirë”.

Të ngajshme

Peja 03 debuton me fitore në EuroCup Women

KushtrimGuraj

Ademi për vizitën e Infantinos: Kosova dhe futbolli janë të lidhur për udhëheqjen e tij

Donat Hashani

Juventus troket në derën e Bayern Munich

Valjeta Turkaj