Atletico Madridi është skuadra që ka më së shumti lojtarë në finalen e Kupës së Botës 2026.
Dhe nuk është rastësi. Kjo do të jetë hera e tretë që klubi spanjoll i La Ligas, e regjistron një sukses të tillë.
Në finalen e së dielës mes Spanjës dhe Argjentinës, plot nëntë lojtarë të Atleticos do të jenë prezent.
Marcos Llorente, Alex Baena, Marc Pubill dhe Alejandro Grimaldo luajnë për Spanjën, ndërsa Juan Musso, Nahuel Molina, Julian Alvarez, Giuliano Simeone, Thiago Almada dhe Nico Gonzalez, paraqiten për Argjentinën.
Edhe në dy finalet e kaluara të Kupës së Botës, Atletico kishte më së shumti lojtarë, nga katër në secilin edicion.

