Telenews

Çertifikata për prona tani mund të shkarkohet online në Prishtinë

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu ka bërë të ditur se është digjitalizuar edhe një shërbim tjetër në Prishtinë.

Bëhet fjalë për digjitalizimin e shkarkimit të çertifikatës për prona.

“Edhe një shërbim tjetër i digjitalizuar në Komuna e Prishtinës: Fleta poseduese! Paguani online dhe shkarkoni çertifikatën për një ose më shumë prona të paluajtshme direkt në e-Kosova. Mos pritni në rend, nxirrni fletën poseduese online. Shërbimet e tjera, në proces e sipër”, thuhet në njoftimin e saj.

Të ngajshme

Haxhiu mbledh nesër liderët e partive politike

Yllka Gashi

Xhaka i jep fund dilemave, qëndron te Sunderlandi: Le ta bëjmë sezonin e ri edhe më të madh!

Yllka Gashi

Punonjësit e “Ibër-Lepencit”, me asistencën e policisë, rrethojnë motelin “Jezero”, në zonën e Ujmanit

Yllka Gashi