Telenews

Çfarë dihet deri tani nga tragjedia e avionit me 242 pasagjerë në Indi

Një avion pasagjerësh Boeing 787-8 Dreamliner i kompanisë Air India, me numër regjistrimi VT-ANB, është rrëzuar të mërkurën menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i Ahmedabad, Indi, duke shkaktuar një tragjedi të rëndë, shkruan Gazeta Sinjali.

Avioni ishte nisur drejt Aeroportit Gatwick në Londër dhe në bord ndodheshin 242 persona, përfshirë dy pilotë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit.

Sipas të dhënave paraprake, avioni humbi kontaktet me kontrollin ajror vetëm disa sekonda pasi kishte arritur në një lartësi prej 625 metrash. Sipas Flight Radar, sinjali i avionit u ndërpre menjëherë pas një thirrjeje paralajmëruese për probleme.

Mediat indiane raportojnë se ndër pasagjerët ndodhej edhe ish-kryeministri i shtetit të Gujarat, ku ndodhi aksidenti.

Në bord udhëtonin 169 shtetas indianë, 53 britanikë, një kanadez dhe shtatë portugezë. Avioni u rrëzua në një zonë të banuar pranë aeroportit, duke shkaktuar panik të madh dhe mobilizim urgjent të ekipeve të shpëtimit.

“Të gjithë po vrapojnë tani duke u përpjekur të shpëtojnë sa më shumë jetë të jetë e mundur,” raportoi BBC nga vendngjarja.

Autoritetet indiane kanë nisur hetimet për shkaqet e rrëzimit, ndërsa informacionet për viktimat ose të mbijetuarit pritet të konfirmohen në orët në vijim.

Të ngajshme

Gjendet i vdekur 72-vjeçari i zhdukur në Ferizaj

Valjeta Turkaj

Çmimi i arit rritet ndjeshëm pas sulmeve izraelite ndaj Iranit

Valjeta Turkaj

BE reagon për arrestimin e Arbnor Spahiut: Serbia të respektojë procedurat ligjore

Valjeta Turkaj