Telenews

Çfarë mund të zbulojnë ëndrrat për gjendjen tuaj mendore?

Fjetja për shumë njerëz mund të jetë e vështirë, sidomos për njerëzit që vuajnë nga ankthi.

Ekspertët shëndetësorë kanë treguar se ëndrrat mund të tregojnë nivelin tuaj të ankthit.

Sipas tyre, më të zakonshmet janë ëndrrat emocionale intensive, imazhet e shpejta dhe ëndërrimi i ndonjë ish-partneri.

Ëndrra të tjera të shpeshta përfshinin ndjekjen ose sulmin, ngrirjen nga frika ose aksidente të ndryshme, shkruan The Sun.

Sipas ekspertëve, personat që vuajnë nga ankthi kishin më pak gjasa të kishin ndërveprime pozitive me të tjerët që hasin në ëndrrat e tyre.

Ndryshe, ekspertët kanë bërë të ditur se ekzistojnë një sërë llojesh të ndryshme të çrregullimeve të ankthit, nga ai përgjithësuar tek çrregullimi obsesiv-kompulsiv, fobitë specifike dhe çrregullimet e panikut.


source

Të ngajshme

Rreth 1.000 pacientë me sulm në tru trajtohen çdo vit në QKUK

Yllka Gashi

Studimi i ri ngre pikëpyetje për paracetamolin gjatë shtatzënisë –

KushtrimGuraj

IVF-ja në QKUK po jep rezultate, 37-vjeçarja mbetet shtatzënë me binjakë

Yllka Gashi