Telenews

Çfarë ndodhi? Merr fund martesa e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezaj

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku thuhet se nuk janë në ditët më të mira të martesës së tyre.
Burime pranë çiftit kanë thënë ekskluzivisht për Story.al se ata po kalojnë një krizë të fortë dhe ka gjasa që festat e fundvitit të mos i gjejnë bashkë. Sipas Story.al, thuhet se Xhensila është larguar nga shtëpia, bashkë me vajzën.

Në artikullin e Story.al shkruhet gjithashtu se burime pranë produksionit “Zemër Luana”, ku Besi është angazhuar si kapiten, kanë treguar se “aktori i humorit po përjeton dramën e jetës. Dëshmitarë okularë kanë treguar se në këto ditë festash, ai po shihet në gjendje të rënduar emocionale, aq sa është parë i përlotur duke hasur vështirësi në përqendrimin dhe performancën gjatë xhirimeve të programit.”

Nuk dihet nëse këto zëra janë të vërtetë, por kjo mbetet për t’u parë.

 

Të ngajshme

Aktorja hollivudiane Gal Gadot: Të qenit nënë e katër vajzave është superfuqia ime –

KushtrimGuraj

Dafina zbulon detajin që po i shton dyshimet për martesën e Kidës: “Nusja jonë e bukur!”

Rrezarta Ramaj

Bebe Rexha dhuron spektakël në New York

Yllka Gashi