Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, thotë se Kryeministri Kurti e ka urdhëruar largimin e tij nga dy pozita në Kuvend. Ai paralajmëron se nesër do të flasë për këtë dhe për “audio/video incizime dhe skandale”, që, siç thotë ai, synohen të mbulohen me këtë urdhër të Kurtit.
Në njoftim të bërë në profilin e tij në Facebook, Abazi thotë se nesër në orën 10, do të flasë para mediave rreth kërkesës së Kryeministrit Albin Kurti për ta larguar atë nga kryetarit të Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe nga një komision tjetër.

