Telenews

CHELSEA KALON NË ÇEREKFINALE TË LIGËS SË KAMPIONËVE

Chelsea ka shënuar fitore edhe në ndeshjen kthyese ndaj Lille, për t’u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Pasi fituan me rezultat 2:0 në “Stamford Bridge”, “Blutë” morën fitore edhe në ndeshjen si mysafir me rezultat 1:2.
Ndeshja nisi më mirë për Lillen, që gjeti golin përmes Yilmaz, që u tregua i saktë nga pika e bardhë (38′).
Pas golit të pësuar, Chelsea nisi të dominoi në posedim dhe në fundin e pjesës së parë, barazuan rezultatin përmes Christian Pulisic që shënoi pas një asistimi të shkëlqyer nga Jorginho (45+3).
Fitoren, Chelseas ia siguroi kapiteni Cesar Azpilicueta duke shënuar nga afërsia pas një asistimi të Mason Mount (71′).
Kështu, Chelsea kalon tutje, ndërsa kundërshtarin në çerekfinale do e mësojë pas hedhjes së shortit këtë të premte.

Të ngajshme

Vinicius Junior hyn në elitën e Real Madridit me rekord golash dhe renditet krah legjendave

Valjeta Turkaj

Gol dhe asist, Qazim Laçi në 11-shen e javës në Superligë

Valjeta Turkaj

Rrahmani shënon gol në Çeki me Sparta Pragën

Rrezarta Ramaj