Telenews

Çka i kishte thënë Dukagjin Lipa organizatorëve të Kupës së Botës për Duan?

cka-i-kishte-thene-dukagjin-lipa-organizatoreve-te-kupes-se-botes-per-duan?

Këngëtarja kosovare Dua Lipa kishte thënë më herët së ajo nuk do të performonte në Kupën e Botës Katar 2022, në shenjë revolte me këtë shtet për mosrespektimin e të drejtave të njeriut.

Por emailet e publikuara nga Daily Mail, tregojnë se babai i saj Dukagjin Lipa, i cili është edhe menaxheri i saj, kishte negociuar me organizatorët e Kupës së Botës Katar 2022, në mënyrë që vajza e tij të performonte në këtë event.

Daily Mail ka publikuar emailin se çfarë i kishte thënë Dukagjin Lipa këtyre organizatorëve.

Në emailin e tij fillestar më 9 mars 2020, ai shkroi: “Unë përfaqësoj vajzën time, artisten Dua Lipa dhe kam dëshirë të diskutoj me Komitetin e Lartë planet për shfaqjet e artistëve për Kupën e Botës në Katar 2022”.

Po ashtu në janar 2021, ai kishte shkruari: “Unë thjesht doja të ndiqja kërkesën time për emailin tim të mëparshëm dhe po pyesja veten nëse do të ishte e mundur që ne të diskutonim çdo mundësi që do të shikonim se ku mund të ndihmojmë? /Nacionale/

Të ngajshme

Kjo është kënga që Dolly Parton zgjodhi dikur për funeralin e saj

Yllka Gashi

Martohet bija e Jasharajve, Feride Jashari kurorëzon dashurinë me Orges Racaj

KushtrimGuraj

Vdes ikona e muzikës country, Dolly Parton –

KushtrimGuraj