Kryetarja e Parlamentit njëherësh ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka paralajmëruar se sot mund të ketë seancë për presidentin.
Kur Haxhiu u pyet nëse kjo seancë mund të zhvillohet sot, ajo u përgjigj shkurt: “Natyrisht që sot”.
Në anën tjetër, nga PDK dhe AAK thanë se nuk kanë asnjë informacion në lidhje me ndonjë seancë rreth shefit të shtetit.
Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri tha se nuk kanë pasur asnjë komunikim, njësoj edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e cila deklaroi: “Nuk ka seancë për presidentin”.

