Telenews

Clark: Është më mirë nëse s’e shtyjmë përpara Asociacionin

 

 

Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, thotë se mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të ketë stabilitet, derisa “Moska t’i tërheqë ambiciet e saj imperialiste nga rajoni”.

Clark madje ka thënë se “është më mirë për të gjithë në rajon nëse nuk e shtyjmë përpara Asociacionin”, kur është pyetur nga REL për këtë çështje.

“Unë mendoj se është më mirë për të gjithë në rajon nëse nuk e shtyjmë përpara Asociacionin, por në vend të tij punojmë që këto dy qeveri [të Kosovës dhe Serbisë] t’i normalizojnë marrëdhëniet diplomatike”, tha ai.

Ndonëse tha se nuk preferon të përfshihet në politikën e brendshme të vendeve… historia sipas tij tregon diçka tjetër.

“Ajo që dimë historikisht, është se komunitetet serbe kanë qenë të lidhura me Kishën Ortodokse, e kanë përdorur atë kishë si bastion dhe si pikë qendrore për rebelim, shtypje ose agresion. Ka gjithmonë përzierje të grupeve etnike. Por, mënyra më e mirë për paqe është respektimi i kufijve kombëtarë”, tha Clark.

source

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani