Telenews

Çmenduri në fund, Juventusi shënon dy herë në shtesa, por VAR-i ia mohon fitoren

Dramë në “Allianz Stadium”. Juventusi ka arritur të barazojë 2:2 ndaj Salernitanas në minutat shtesë të ndeshjes.

“Zonja e Vjetër” ishte duke u mposhtur 1:2, por në minutat shtesë realizoi dy herë për t’i ndalë pikët e plota në shtëpi.

Por, goli i fundit u anulua për pozitë jashtë loje, duke “çmendur” tifozët vendas

Ishte Antonio Candreva i cili kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 18-të të ndeshjes.

Krejt në fund të pjesës së parë, Salernitana e dyfishoi epërsinë. Piatek realizoi nga pika e bardhë.

Me t’u nisur pjesa e dytë, Bremer, i cili e shkaktoi penalltinë, ngushtoi rezultatin në 1:2.

Vendasit u munduan deri në fund të gjenin golin e barazimit. Ishte minuta e 90+3 kur Bonucci shënoi. Ai e humbi penalltinë, por nga topi i kthyer realizoi për 2:2.

Milik shënoi krejt në fund, por goli iu anulua nga VAR për pozitë jashtë loje.

Arkadius Milik u ndëshkua me karton të kuq për protesta, e njëjtë e pësoi edhe trajneri Massimiliano Allegri.

Kjo humbje e zbret Juventusin në vendin e 10-të në tabelë me vetëm nëntë pikë nga gjashtë ndeshje.

Në anën tjetër, Salernitana ngjitet në pozitën e nëntë me po aq pikë.

Të ngajshme

Rikthehet deklarata e bujshme kur ylli i Izraelit e krahasonte fushën në “Fadil Vokrri” me “stallë derrash”

Yllka Gashi

Legjenda e Real Madridit shokon të gjithë – merr drejtimin e klubit nga kategoria e katërt në Brazil

Yllka Gashi

Kosova rikthehet në stërvitje, fokusohet te Izraeli

Yllka Gashi