Telenews

Ç’po kurdisin? Dua Lipa takohet me legjendën e Rolling Stones

c’po-kurdisin?-dua-lipa-takohet-me-legjenden-e-rolling-stones

Dua Lipa ka takuar një nga emrat më të njohur të muzikës botërore. Bëhet fjalë për Michael Jagger, i njohur me emrin e artit si Mick Jagger, vokalisti kryesor dhe një nga themeluesit e Rolling Stones. Këngëtarja 27 vjeçare ndau disa momente në Instagram me legjendën e Rolling Stone.

Ndërsa është e paqartë nëse dyshja po punojnë së bashku, është raportuar se The Rolling Stones do të publikonin albumin e ri vitin e ardhshëm. Albumi do të jetë albumi i parë i Mick, Keith Richards dhe Ronnie Wood në 18 vjet dhe i pari që nga vdekja e bateristit Charlie Watts vitin e kaluar.

Miqtë: Dua Lipa, 27 vjeç, hyri në Instagram të shtunën për të ndarë fotografi nga java e saj e ngarkuar - e cila përfshinte një vizitë në studion e regjistrimit me Sir Mick Jagger, 79 vjeç.

Dua do të mbajë koncertin përmbyllës të turneut botëror “Future Nostalgia” me 28 Nëntor në Tiranë. “Jam shumë e emocionuar t’ju lajmëroj se “Future Nostalgia” do të përmbyllet në Tiranë me 28 Nëntor. Mezi po pres t’ju shoh me 28 Nëntor, për ditën e flamurit dhe për 110 vjetorin e Pavarësisë.“, tha ajo.

Miqtë e famshëm: Këngëtarja u ul me krenari pranë legjendës së Rolling Stones, 79 vjeç dhe përjetësoi momentin në një set fotografish polaroid

Të ngajshme

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Rrezarta Ramaj

Khloe i bën Kylie-t një tortë të çuditshme për ditëlindje

Yllka Gashi

Eksploziv në derën e dyqanit të Noizy-t në Durrës

Yllka Gashi