Telenews

Ç’po ndodh? Katy dhe Orlando shfaqen bashkë në jahtin luksoz

Katy Perry dhe Orlando Bloom janë ribashkuar në një jaht që kushton sa e ardhmja ime dhe e jotja bashkë (500 milionë dollarë)!

Ç’po ndodh? Katy dhe Orlando shfaqen bashkë në jahtin 

Backgrid

Dyshja është shfaqur e buzëqeshur dhe mesa duket i ka dhënë fund dramave, megjithëse nuk dihet nëse janë rikthyer sërish si çift, apo thjesht ruajnë një raport të mirë sepse bashkëprindërojnë për vajzën.

Në fotot e shkrepura nga paparacët e Page Six, dyshja ndodhej në jahtin e Jeff Bezos, mikut të tyre të përbashkët, së bashku me vajzën e tyre Daisy Dove.

Ç’po ndodh? Katy dhe Orlando shfaqen bashkë në jahtin 

Backgrid

Një rikujtim i vogël: Orlando ndodhej në Itali që nga dasma madhështore e Bezos (ku ishin të ftuar edhe shumë të famshëm), ndërsa Katy ishte duke përfunduar turneun e saj në Vegas.

Ç’po ndodh? Katy dhe Orlando shfaqen bashkë në jahtin 

Backgrid

Këngëtarja dhe aktori konfirmuan ndarjen dhe një zëdhënës i tyre foli për Us Weekly, ku u shpreh:

“Orlando dhe Katy kanë ndryshuar dinamikën e marrëdhënies së tyre gjatë muajve të fundit për t’u përqendruar te bashkëprindërimi. Ata do të vazhdojnë të takohen bashkë si një familje, pasi përparësia e përbashkët është dhe gjithmonë do të jetë rritja e vajzës së tyre me dashuri, qëndrueshmëri dhe respekt të ndërsjellë”.

Ç’po ndodh? Katy dhe Orlando shfaqen bashkë në jahtin 

Backgrid

Gjithsesi, fakti që janë shfaqur bashkë është një hap i rëndësishëm, duke marrë parasysh thashethemet që qarkullonin se Katy nuk ishte shumë e lumtur që Orlando mori pjesë në dasmën e Jeff Bezos.

Të ngajshme

Enca “trazon” rrjetin, poston foto romantike me të dashurin

KushtrimGuraj

Fifi nuk e fsheh më ndarjen nga bashkëshorti, e konfirmon në TikTok

Valjeta Turkaj

Justin Bieber në rehabilitim, këngëtari merr mbështetje nga fansat e tij

Valjeta Turkaj