Telenews

Daçiqit i ‘djeg’ votimi i Malit të Zi për rezolutën për Srebrenicë: “I turpshëm”

 

 

Ministri i brendshëm serb, Ivica Daçiq, ka vlerësuar si “të turpshëm” paralajmërimin se Mali i Zi do të votojë për rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë.

Daçiq sot ka deklaruar për tabloidin serb në shërbim të regjimit aktual “Kurir” se është “e pabesueshme” që një vend ku serbët përbëjnë më shumë se një të tretën e popullsisë voton për një rezolutë që “paraqet serbët si komb gjenocidal”.

“Në të njëjtën kohë, kjo qeveri (e Malit të Zi) erdhi në pushtet më së shumti falë serbëve. E turpshme dhe e paparë”, ka thënë Daçiqi, transmeton Paparaci.

Kryeministri malazez Millojko Spajiq më herët ka paralajmëruar se Mali i Zi do të votojë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për rezolutën për Srebrenicën.

“Ne do të votojmë për këtë, si dhe të gjitha rezolutat që dënojnë gjenocidin. Jemi qind për qind në përputhje me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian”, ka thënë Spajiq në Parlamentin e Malit të Zi, duke iu përgjigjur pyetjeve parlamentare.

Të ngajshme

Ministri i Mbrojtjes tregon se sa serbë shërbejnë në Ushtrinë e Kosovës

Donat Hashani

Kurti flet për takimin me kancelarin gjerman: Diskutime përmbajtësore e konstruktive

Donat Hashani

Maqedonci: Mund të shkarkohem, por dorëzohem vetëm i vdekur

Donat Hashani