Telenews

Dalin pamjet e momentit tragjik te modeles serbe e cila ra nga parashuta në Mal të Zi

Modelja 19-vjeçare serbe, Tijana Radonjiq, ka vdekur tragjikisht pasi ra nga parashuta e cila ishte mbi 50 metra në lartësi, në Budva të Malit të Zi.

Sipas raportimeve, ajo ishte e punësuar për të shfaqur emocionin e fluturimit me parashutën për një kompani turistike malazeze. Në vend të kësaj, xhirimi kapi momentet e fundit të saj.

Pamjet të cilat janë publikuar në “X”, tregojnë 19-vjeçaren e cila heq rripin dhe më pas bie.

Mediat e huaja raportojnë se në momentin kur e reja kishte hipur në parashutë, kishte pasur sulm të panikut me dëshmitarët që e kanë dëgjuar duke bërtitur “Më ulni”.

 

Të ngajshme

Era Istrefi reagon për protestat në Shqipëri: Ndoshta ka ardhur koha për një revolucion –

KushtrimGuraj

Luana Vjollca del në mbështetje të studentëve protestues: Dhuna ndaj të rinjve është e papranueshme –

KushtrimGuraj

Stresi i kërkon Edi Ramës dorëheqjen: Ndryshe do kesh fundin më të keq

Rrezarta Ramaj