Telenews

Dallaveret me vota, Pula: Proces i papërsëritur që nga viti 2010 – do t’i identifikojmë

Pas aksionit të zhvilluar sot në Komunën e Malishevës, lidhur me dyshimet për manipulime me vota, Prokuroria Themelore e Gjakovës ka dhënë detaje për veprimet e ndërmarra.

Koordinatorja nacionale e zgjedhjeve në Prokurorinë e Shtetit, Laura Pula, theksoi se ky aksion ka për qëllim jo vetëm ndëshkimin e shkeljeve ligjore, por edhe parandalimin e manipulimeve në proceset e ardhshme zgjedhore.

“Puna jonë nuk ka të bëjë vetëm për sjellje të kundërligjshme, por edhe me parandalimin, që proceset e ardhshme të zhvillohen me integritet. Kur ligji zbatohet pakompromis ndaj manipuluesve të votave, besoj që do ta inkurajoni që të vazhdojmë punën tonë”, deklaroi Pula në konferencë.

Ndër të tjera ajo tha se Prokurori i Shtetit do të mbetet i përkushtuar në mbrojtjen e votës së lirë”.

“Puna jonë nuk do të përfundojë deri në gjetjen e personit të fundit që ka kryer këtë manipulim. Prokurori i Shtetit do të mbetet i përkushtuar në mbrojtjen e votës së lirë”, tha Pula.

Po ashtu, koordinatorja nacionale e zgjedhjeve tha se aktualisht janë në një proces i cili nuk është përsëritur asnjëherë që nga viti 2010.

“Jemi në proces për të cilin që nga viti 2010 nuk është përsëritur asnjëherë, është proces më i kompromentuari, nuk mund ta lejojmë që si shtet me demokraci të zgjedhjeve, që mos t’i hetojmë këta persona që duan ta prishin reputacionin e Kosovës dhe të shoqërisë sonë”, përfundoi Pula.

Të ngajshme

Një person vetëvritet në dalje të autostradës nga Prishtina

Valjeta Turkaj

15 kryekomisionerë ndalohen për 48 orë në Malishevë

Valjeta Turkaj

Ky është i riu që terrorizoi Podujevën me kallashnikov

Valjeta Turkaj