Qeveria daneze po propozon ndalimin e disa aplikacioneve të mediave sociale për personat nën 15 vjeç, sipas kryeministres së vendit.
“Telefonat celularë dhe mediat sociale po na vjedhin fëmijërinë”, ka thënë Mette Frederiksen para parlamentit të Danimarkës të martën.
Një studim i publikuar nga komisioni i mirëqenies së Danimarkës në fillim të këtij viti zbuloi se 94% e të rinjve të vendit kishin një profil në mediat sociale para se të mbushnin 13 vjeç – pavarësisht se kjo është mosha minimale për shumë platforma të mediave sociale.
Ai gjithashtu zbuloi se të rinjtë e moshës nëntë deri në 14 vjeç kalonin mesatarisht tre orë në ditë në TikTok dhe YouTube.
Frederiksen nuk dha detaje se si do të zbatohej një ndalim – një çështje me të cilën po përballet Australia – por ka njëfarë mbështetjeje publike për propozimin e saj.
Në vitin 2024, 50,000 njerëz në Danimarkë nënshkruan një peticion që kërkonte ndalimin e TikTok, Snapchat dhe Instagram.
Sipas znj. Frederiksen, prindërit duhet të jenë në gjendje të japin leje që fëmijët e tyre të kenë llogari që nga mosha 13 vjeç.