Telenews

Dardanët nisin përgatitjet për play-offin e Ligës së Kombeve kundër Islandës

dardanet-nisin-pergatitjet-per-play-offin-e-liges-se-kombeve-kunder-islandes

Kombëtarja e Kosovës ka nisur zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet vendimtare të “play-off”-it të Ligës së Kombeve, ku synohet promovimi në Ligën B.

Stërvitjet u zhvilluan sot në Kampin Nacional në Hajvali, nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, i cili ndau ekipin në dy grupe: njëri për stërvitje në fushë dhe tjetri për rikuperim në hotel. 

Në fushë ishin lojtarë si Aro Muric, Visar Bekaj, Leart Paqarada, Lumbardh Dellova, Andi Hoti, Mërgim Vojvoda, Fidan Aliti, Dion Gallapeni, Donat Rrudhani, Elvis Rexhbeçaj, Qëndrim Zyba, Ermal Krasniqi, Lirjon Abdullahu, Florent Muslija, Milot Rashica, Emir Sahiti dhe Vedat Muriqi u përfshinë në seanca intensive stërvitore, duke treguar gatishmëri për sfidën që i pret.  

Në grupin e rikuperimit u përfshinë emra si Amir Rrahmani, Ilir Kasniqi, Valon Berisha, Vesel Demaku, Baton Zabërxhen dhe Amir Saipi të cilët po përgatiten për të kontribuar në ndeshjet vendimtare. 

Ndeshja e parë ndërmjet Kosovës dhe Islandës do të zhvillohet të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku pritet një mbështetje masive nga tifozët.  

Kjo është një mundësi e rëndësishme për Dardanët për të siguruar promovimin në Ligën B, një objektiv që do të ishte një arritje historike për futbollin kosovar.

Të ngajshme

“Kështu funksionon futbolli – humb dy herë në pesë ditë dhe bota shkatërrohet” – Van Dijk flet për dy humbjet e dhimbshme të Liverpoolit

KushtrimGuraj

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Donat Hashani

Amorim për Mazraouin: Po agjëron dhe po luan çdo minutë, është i jashtëzakonshëm

Donat Hashani