Telenews

De Gea e merr përgjegjësinë për humbjen ndaj Brentfordit

Portieri i Manchester United-it David De Gea, ka thënë se do të merr përgjegjësinë për humbjen me rezultat 4:0 ndaj Brentfordit.

De Gea tha se në fillimin e ndeshjes loja ishte nën kontroll.

“Së pari, ne duhet të marrim përgjegjësinë për humbjen. Ne i kemi humbur tre pikë” – tha ai.

Spanjolli tha se derisa ekipi e pësoi golin e parë gjithçka ishte nën kontroll.

“Minutat e para para golit gjithçka ishte nën kontroll. E kur e pësuam golin skuadra ra poshtë, poshtë poshtë” -theksoi spanjolli.

“Ne nuk reaguam. Duhet të jemi në gjendje të reagojmë shumë më mirë, por goli që pësova sot ishte i papranueshëm”.

“Ishte një top jo super i vështirë. Unë thjesht ngrita kokën lart dhe duhej t’i kisha mbajtur sytë te topi. Kjo ndodh, ky është futbolli dhe jeta. Ndonjëherë ne bëjmë gabime”.

Të ngajshme

Rrahmani në formacionin më të mirë të javës së parë në Serie A –

KushtrimGuraj

Martinelli pranë largimit nga Arsenali, kjo është oferta zyrtare

Yllka Gashi

Manchester City pranë transferimit të Enzo Fernándezit –

KushtrimGuraj