Telenews

Defekt i papritur në rrjetin e ujësjellësit, disa pjesë në qendër të Prishtinës mbesin pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të një defekti teknik të papritur në rrugën “Luan Haradinaj”, disa pjesë në qendër të Prishtinës kanë mbetur pa ujë.

Ndërprerja sipas njoftimit do të zgjasë deri në sanimin e problemit.

“Ju njoftojmë se për shkak të një defekti të papritur në rrjetin e ujësjellësit në rrugën ‘Luan Haradinaj’ do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë deri në sanimin e problemit. Pa furnizim me ujë do të mbesin këto rrugë: rruga ‘Luan Haradinaj’, ‘Qendra’, ‘Dardania’, një pjesë e lagjes ‘Kalabria’”, thuhet në njoftim.

 

Të ngajshme

Gazetarëve u kufizohet hapësira në Kuvend

Yllka Gashi

Detaje nga aksidenti tragjik në Zvicër: 5 viktima, 40 të lënduar

Yllka Gashi

Mbrojtja e Kilajt: Provat e ZPS-së nuk janë asgjë më shumë se spekulime

Yllka Gashi