Telenews

Deklarohet Durmishi pas intervistimit në Prokurorinë Speciale

Zv/ ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, është deklaruar para gazetarëve pas intervistimit nga Prokuroria Speciale në lidhje me ndërtimin e rrugës Prishtinë- Podujevë.

Ai ka thënë se është ftuar në cilësinë e të dyshuarit dhe se nga prokurori i janë bërë pyetje sqarues

Durmishi tha se ka “sqaruar pastërtinë e plotë” të tij në procesin e ndërtimit të rrugës Prishtinë- Podujevë.

“Unë sot iu përgjigja ftesës së Prokurorisë Speciale, isha i ftuar në cilësinë e të dyshuarit për rastin e projektit të ndërtimit të rrugës Prishtinë- Podujevë. Kryesisht, kjo fazë është fillestare dhe pyetjet e prokurorit ishin pyetje sqaruese të cilat unë i sqarova pothuajse të gjitha pyetjet që i kishte prokurori për ta dëshmuar se procesi për rrugën Prishtinë- Podujevë ka qenë një proces i rregullt dhe se atje punimet po zhvillohen me dinamikën të cilën e kemi planifikuar dhe në një far mënyre sqarova edhe para prokurorit pastërtinë e plotë timen në gjithë këtë proces”, tha Durmishi para gazetarëve

source

Të ngajshme

Kryesia e Kuvendit sot mban mbledhje, këto janë pikat e rendit të ditës

Donat Hashani

Osmani sot pret në takim këtë diplomate të huaj me shumë ndikim

Donat Hashani

Kurti dhe Vitia sot marrin pjesë në këtë aktivitet me shumë rëndësi

Donat Hashani