Telenews

Deklarohet prokuroria për vdekjen e afaristit Lulzim Kryeziu

Të enjtën në mbrëmje u raportua se pronari i pompave të derivateve, Lulzim Kryeziu, dyshohet se ka bërë vetëvrasje në Mleqan të Malishevës, në objektin e një nga bizneseve të tij.

Lidhur me rastin, ka kontaktuar zëdhënësin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Hekuran Batusha.

Në një përgjigje me shkrim, Batusha ka treguar se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion në Prishtinë.

Tutje, zëdhënësi Batusha ka treguar se rasti është duke u hetuar si “Hetim i vdekjes”.

Për rastin janë deklaruar edhe nga policia, ku janë shprehur se një person i moshës madhore është gjetur i varur rreth orës 15:20 të enjten, raporton Paparaci.

“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar”, tha Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë. /Telenews.al/

Të ngajshme

Hamza: Kurti po e çon vendin drejt një anarkie politike, nuk do të lejojmë një gjë të tillë

Valjeta Turkaj

Elisa Spiropali i përgjigjet Ramës: Më përjashto

Valjeta Turkaj

Murati: Të vetmit që po e shkelin Kushtetutën janë deputetët e opozitës

Valjeta Turkaj