Telenews

Del fotografia e të arrestuarit për spiunazh në Ferizaj

 

 

Muharrem Qerimi, me banim në Ferizaj, është njëri nga dy të arrestuarit nën dyshimet për spiunazh të mërkurën.

Mediat lokale në Ferizaj kanë publikuar sot fotografinë e Qerimit, i cili është një burrë i etnisë shqiptare, i moshës rreth 50 vjeçare.

 

Qerimi është arrestuar sot në një aksion të Drejtorisë për Krime të Rënda të Policisë së Kosovës. Bashkë me të, për të njëjtat akuza është arrestuar edhe Bedri Shabani.

Ata dyshohen se kanë bashkëpunuar me strukturat e inteligjencës serbe.

Burime brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se Policia ka kryer bastisje në pronat e dy të dyshuarve.

Njëri prej të arrestuarve ka qenë zyrtar doganor gjatë viteve 90-99, derisa pasluftës ka vazhduar të ushtrojë funksionin e doganierit gjatë periudhës së administrimit të UNMIK-ut në Kosovë.

Të ngajshme

Gani Gecit i përkeqësohet gjendja shëndetësore në Burgun e Pejës, familja jep detaje

Rrezarta Ramaj

Kurti takon Haddadin, thotë se partneriteti me Francën po sjell rezultate konkrete

Rrezarta Ramaj

I zhdukur nga 2 korriku, policia kërkon ndihmë në gjetjen e Xhafer Raqit

Rrezarta Ramaj