Telenews

Deliu: Qytetarët kanë blerë produkte medicinale me çmime 2 mijë për qind më të shtrenjta

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se shpreson që projektligji për të rregulluar çmimin e barnave të marrë mbështetjen e deputetëve të shumicës dhe të miratohet.

Pas mbledhjes së kryesisë, ajo tha se qytetarët kanë blerë produkte medicinale me çmime dy mijë për qind më të shtrenjta.

“Nëse i shihni shpenzimet vjetore, qytetarët kanë paguar 6 milionë euro më shumë në vit sesa qytetarët e vendeve të rajonit me çmimet e larta të produkteve medicinale. Barnat e njëjta janë blerë me çmime të ndryshme dhe si PDK kemi synuar që përmes këtij projektligji ta rregullojmë çmimin e barnave në Kosovë”.

“Synojmë që në seancës e radhës së kuvendit të miratohet një projektligj që ndihmon që të mos varfërohet xhepi i qytetarëve në këto rrethana të rënduara me çmime që janë tejet të larta. Presim që projektligji të marrë mbështetjen e deputetëve të shumicës dhe të miratohet”, tha ajo.

Të ngajshme

Mbi 3,700 raste të reja vetëm për një vit, ky është kanceri që po prek më shumë kosovarët

Yllka Gashi

ASK: Vitin e kaluar, 3 mijë e 232 më shumë burra se gra ishin profesionistë shëndetësorë të licencuar –

KushtrimGuraj

Proteinat bimore: Cilat janë më të mirat dhe a mund ta zëvendësojnë vërtet mishin?

Yllka Gashi