Telenews

DEMIRAJ: BRENDA 2-3 JAVËVE SHTEROJNË KAPACITETET USHTARAKE TË RUSISË

Kapacitetet ushtarake dhe njerëzore të Rusisë pritet të shterojnë brenda 2 deri në 3 javëve të ardhshme nëse konflikti në Ukrainë vazhdon me të njëjtin intensitet, ka thënë ish-ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Dritan Demiraj, në një interviste ekskluzive për Telegrafin.
Sipas Demirajt, objektivi i Presidentit të Rusisë, Vladimir Putinit në Ukrainë ka dështuar dhe pritet që Rusia mos të ketë më mundësi për të vazhduar luftën.
“Objektivi i Putinit ishte pushtimi i Ukrainës për 72 orë dhe marrja e kontrollit të gjysmës së Ukrainës duke mbajtur brenda kufijve rus pjesën kufitare me Ukrainën që nga Odesa, Krimea dhe Mariupoli. Pra, bllokimi i daljes në Detin e Zi të Ukrainës. Tashmë ky objektivë ka dështuar”, ka theksuar Demiraj.
Kolonel Demiraj ka shtuar se “duke qartazi që Putini po kërkon një “Exit Strategy”, gjë që u pa qartë pas refuzimit të Presidentit i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy për ta shpallur Ukrainën zonë neutrale”.
“Në gjykimin tim, intensiteti i luftimeve ka hyrë në fazën më të lartë, pasi një numër i madh i forcave ruse ka hyrë në Ukrainë”, ka thënë Demiraj.
Ish-ministri i Brendshëm ka thënë gjithashtu se armatimi që po përdoret nga ushtria ruse në Ukrainë është i papërshtatshëm për luftë në qendrat e banuara dhe si rezultat ata po shkaktojnë dëme të jashtëzakonshme materiale dhe njerëzore të panevojshme.
“Kjo situatë e ka unifikuar edhe më shumë Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe komunitetin ndërkombëtar”, thotë Demiraj.

“Kemi tashmë në terren kryetarin e Gjykatës së Hagës për krimet e luftës që ka shkuar në Ukrainë për të mbledhur fakte. Edhe pse është e vështirë, nuk është e pamundur që në të ardhmen Putini të përballet me Gjykatën e Hagës si kriminel lufte”, ka sqaruar Demiraj.
“Pavarësisht se forcat ruse kanë marrë Karkivin, Mariupolin dhe përpiqen të rrethojnë Kievin dhe qytetet e tjera rrotull, e kanë të pamundur të jetë në kontroll të plot”, ka thënë Demiraj.
Duke i’u përgjigjur pyetjes se si e shikon qëndrimin e administratës amerikane për çështjen e Ukrainës, Demiraj u shpreh se qasja e administratës së Presidentit Joe Biden për çështjen e Ukrainës ka qenë shumë e suksesshme dhe kjo është pasqyruar edhe nga unifikimi i qëndrimeve në politikën amerikane.
Ai gjithashtu tha se qëndrimi i SHBA-ve u pa edhe ne miratimin me votën e 435 kongresmenëve të ndihmës ushtarake shtesë 800 milionë dollarë për Ukrainën.

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani