Telenews

“Demokraci Plus” kërkon nga Komuna e Vushtrrisë të anulojë tenderin që dyshohet për keqpërdorime

Ky aktivitet i prokurimit është iniciuar në mars të këtij viti dhe parasheh kontraktimin e 40 konsulentëve për pozita të rregullta në drejtori të ndryshme komunale, ka thënë “Demokraci Plus” në një reagim publik të premten.

Vlera e parashikuar e kontratës është 591 mijë euro.

“Komuna e Vushtrrisë në mars të vitit 2024 ka iniciuar tender për kontraktimin e 40 konsulentëve përmes tenderit me numër të prokurimit VU644-24-1704-2-1-1, me vlerë të parashikuar prej 591,841.60 euro, në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik dhe Rregulloren nr.001/2022 për Prokurimin Publik”, thuhet në reagim.

Sipas “Demokraci Plus”, tenderi i iniciuar nga Komuna e Vushtrrisë bie në kundërshtim me Ligjin.

“Rregullorja, më saktësisht neni 57.2, parasheh që konsulentët përmes procedurave të prokurimit mund të kontraktohen vetëm për ato shërbime që nuk mund të sigurohen përmes procedurave të rekrutimit sipas Ligjit për Zyrtarët Publik, pra për shërbime/pozita që nuk janë të rregullta”, tha “Demokraci Plus”.

“Demokraci Plus” tha se Rregullorja për Prokurimin Publik sqaron se me konsulent nënkuptohet një specialist i një fushe të caktuar i cili angazhohet në rolin e këshilltarit.

“Në këtë aktivitet, komuna në emër të konsulentëve është në proces të kontraktimit të personave me njohuri minimale sepse për këto pozita ka kërkuar shkollim të mesëm ose universitar baçelor dhe përvojë pune një vjeçare, e në disa lote nuk është kërkuar fare përvoja e punës”, thuhet në reagim.

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani