Telenews

Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, Gucati: Marre, në emër të atyre 3 shkronjave janë vrarë njerëz

Monumenti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kaçanik është dëmtuar, e ky veprim nxiti reagimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, e ka cilësuar aktin si të papranueshëm dhe të turpshëm, duke theksuar se në emër të UÇK-së janë vrarë njerëz, dhe se kemi mbi 5,000 dëshmorë të kombit.

“Është një dobësi shumë e madhe. Me thënë bufalisht, është  marre me atë që ka ndodhur në Kaçanik, sepse po e tregojnë  fytyrën e vërtetë e asaj që ndodh, por nuk ka raporte policore, prandaj nuk mund të tregojmë me gisht dikë që e ka kryer këtë akt vandal”.

“Ky akt është turp i madh, sepse në emër të UÇK-së janë vrarë njerëz dhe ne kemi mbi 5,000 dëshmorë të kombit që janë vrarë në emër të UÇK-së”, tha mes tjerash Gucati.

Të ngajshme

Kosova e dyta më e varfër në Evropë, Murati tenton të arsyetohet: Kemi përparim sepse ishim të fundit

Valjeta Turkaj

Dy aeroplanë luftarakë të Marinës Amerikane përplasen në ajër

Valjeta Turkaj

Lëndohen dy vajza në Skenderaj, me motorin elektrik goditën veturën nga prapa

Valjeta Turkaj