Telenews

DEPUTETI I PDK-SË I BËN THIRRJE URGJENTE KUVENDIT PËR TËRHEQJEN E NJË PËRQINDJE NGA TRUSTI

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu i është drejtuar Kuvendit të Kosovës me kërkesë urgjente për tërheqjen e parave nga Trusit.
Haxhiu gjatë fjalës së tij në kuvend ka kërkuar që të trajtohet me urgjencë tërheqja e parave nga Trusti, për shkak të krizës ekonomike.

Sipas tij, PDK-ja këtë kërkesë vetëm e ka përcjellë në Kuvend e Qeveri.
“Ka qenë kërkesë e qytetareve që të mundësohet tërheqja e mjeteve te Trustit. Ne si parti politike me datë 9 mars e kemi proceduar në Kuvend dhe pastaj me 21 mars është përcjellë për vendim në Qeveri. Për fat të keq Qeveria e ka neglizhuar këtë kërkesë të qytetarëve, por I ka hapur rrugë Kuvendit të Kosovës për të vendosur për këtë Ligj”, ka thënë ai.

Të ngajshme

Bebe Rexha dhuron spektakël në New York

Yllka Gashi

Tërnava: Pretendim i rëndë të thuhet se BIK kontrollohet nga shërbimet serbe, të hetohet dhe verifikohet gjithçka

Yllka Gashi

Lidhi ujin ilegalisht për të ujitur bahçen, konsumatorit në Drenas përfundon në gjykatë

Yllka Gashi