Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani ka bërë sot një reagim të ashpër lidhur me festivalet të thirrura si kulturore dhe që po financohen nga pushtetet lokale dhe qëndrore në ventin tonë.
Rrahmani ka thënë se është e tmerrshme dhe e papranueshme që festivalet si DokuFest, Anibar e Parada e Krenarisë të cilat promovojnë antivlera dhe degjenerim të shoqërisë të financohen me paratë e taksapaguesve, transmeton Telenews.al
Tutje, Rrahmani ka potencuar se tashmë është qartë dhe e kuptueshme se të gjitha këto organizime kanë vetëm një qëllim, atë të shkatërrimit të familjes, si shtylla kryesore e shoqërisë dhe identitetit shqiptar.
Sipas deputetit i cili njihet për pikëpamjet e tij në mbrojtje të familjes tradicionale, arti dhe kultura që duan shkatërrimin e shoqërisë nuk janë art e as kulturë, e aq më shumë kur kjo financohet nga parat e qytetarëve të Kosovës.
Krejt në fund, Rrahmani ka paralajmëruar se me iniciativa ligjore, nuk do të lejojnë që këto degjenerime të ndryshojnë vlerat e larta që vendi ynë frymëzon me shekuj e shekuj. /Telenews.al/
Postimi i plotë i deputetit Rrahmani:

