Telenews

Dërgohet pa shenja jete një person në QKMF në Komoran, rasti nën hetim

Është raportuar se në Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Komoran është dërguar pa shenja jete një person.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 18:11, në Drenas.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar “hetim mbi vdekjen”.

“Është raportuar se në QKMF-Komoran është dërguar pa shenja jete një person. Viktima mashkull kosovar . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telenews.al/

Të ngajshme

Xhuli tregon se pse nuk po zbulon emrat e binjakëve të saj

Rrezarta Ramaj

AGK-ja dënon kërcënimet dhe fyerjet ndaj gazetarit Fidan Jupolli

Rrezarta Ramaj

Ministria këshillon qytetarët si ta kontrollojnë cilësinë e arit para blerjes

Rrezarta Ramaj