Telenews

Dërguti: Përfaqësitë diplomatike janë shndërruar në degë të partisë në pushtet (VIDEO)

derguti:-perfaqesite-diplomatike-jane-shnderruar-ne-dege-te-partise-ne-pushtet-(video)

Opinionistja Aida Dërguti ka thënë se përfaqësitë diplomatike janë shndërruar në degë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Madje, ajo thotë se i gjithë procesi zgjedhor për të duket shumë i dyshimtë, transmeton Klankosova.tv.

“Krejt ky proces ka shumë dyshime, përfshirë edhe votat e diasporës, diskrepancën që e pamë në ambasada, ku nuk përputhet me trendin, por do të shohim si do të rrjedh procesi deri në fund”, tha Dërguti në emisionin “Rubikon”.

“Ministria e Punëve të Jashtme, duket se nuk është marrë me asgjë tjetër në politikën e jashtme, përveç favorizimit dhe lobimit në grumbullimin e votës. Edhe njerëzit kur kanë bërë gjithë këtë punë, pra ku përfaqësitë diplomatike janë shndërruar në degë të partisë në pushtet, mund të ketë një dalje më të lartë të votueseve të Vetëvendosjes”.

Të ngajshme

Komandanti i ri i KFOR-it takohet me Nufin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në Ballkan –

KushtrimGuraj

Skandali me ndërrimin e foshnjave në Spitalin Amerikan 2 – Ministria e Shëndetësisë konfirmon mangësi serioze, masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Inspektoratit –

KushtrimGuraj

Enver Hoxhaj zyrtarizohet si përfaqësues i PDK-së në Grupin Punues për Apelin në Hagë

Rrezarta Ramaj