Telenews

Dëshmitarët tregojnë momentet e atentatit ndaj kryeministrit të Sllovakisë

 

 

Sllovakia u trondit këtë të mërkurë nga një atentat me armë zjarri ndaj kryeministrit Robert Fico. Ai ndodhej në qytetin Handlova teksa kishte zhvilluar një mbledhje qeverie dhe në momentin kur agresori hapi zjarr ndaj tij po ecte në këmbë.

Edhe pse i rrethuar nga forca të shumta sigurie, autori arriti të depërtojë dhe të qëllojë nga afër kryeministrit.

Një dëshmitare tregoi se kishte dëgjuar tre ose katër të shtëna dhe pa kryeministrin të rrëzohej përtokë. Ajo tha se kishte parë plagë në kokë dhe gjoks.

 

 

Autori është arrestuar pak metra më tej nga civilët dhe më pas kanë ndërhyrë forcat e policisë.

Kryeministri sllovak u dërgua me urgjencë në spital por gjendja e tij shëndetësore ende nuk dihet, teksa mediat vendase tregohen të rezervuara.

Handlova është rreth 180 km (112 milje) në veri-lindje të kryeqytetit Bratislava.

Robert Fico u kthye në pushtet në Sllovaki pas zgjedhjeve shtatorin e kaluar, në krye të një koalicioni populist-nacionalist.

Muajt ​​e tij të parë si kryeministër kanë rezultuar shumë të diskutueshëm politikisht. Në janar ai ndërpreu ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe muajin e kaluar shtyu planet për të shfuqizuar transmetuesin publik RTVS.

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani