Telenews

Dështimet e njëpasnjëshme të seancës, Pacolli thotë se deputetët nuk duhet të marrin meditje

Për të dymbëdhjetën herë me radhë ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Pas dështimit të seancës ka reaguar kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli. Në reagimin e tij, ai ka shkruar se është për të ardhur keq çfarë po ndodh në Kuvendin e Kosovës.

“Ngrirja e punës po i shkakton vendit jo vetëm pasoja politike e institucionale, por edhe dëme ekonomike të qëllimshme – çdo seancë e dështuar kushton nga taksat tona. Deputetët që bllokojnë punën nuk duhet të paguhen për këtë! Të fillojmë nga një kërkesë e thjeshtë dhe e drejtë: pa punë,( pa rezultat ) nuk ka meditje”, ka pohuar Pacolli.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka mbetur pa u konstituar, procesi po zvarritet, pasi partia fituese e zgjedhjeve nuk ka votat e mjaftueshme për kandidaten e propozuar për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu.

Të ngajshme

Një i plagosur në Mamurras

Donat Hashani

​Samiti i BE-Ballkani Perëndimor, Rama takim me Costa dhe Kallas

Valjeta Turkaj

Hasani: Lojërat Mesdhetare janë kulmi i rrugëtimit historik të sportit kosovar

Valjeta Turkaj