Telenews

Dështon marrëveshja, Dybala refuzon rinovimin me Juventusin

Ka dështuar marrëveshja ndërmjet agjentit të Paulo Dybalas dhe drejtuesve të Juventusit për rinovimin e kontratës.
Sulmuesi argjentinas nuk do të rinovojë dhe rrjedhimisht do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit. Ky është rezultati i takimit që u zhvillua mëngjesin e sotëm në Continassa midis drejtuesve të Juventusit ku të pranishëmishin Nedved, Cherubini dhe Arrivabene, dhe përfaqësuesve të argjentinasit, agjenti Jorge Antun dhe Carlos Novel, sponsori i Dybala-s.
Takimi filloi rreth orës 11 dhe përfundoi dy orë më vonë. Rezultati ishte krejtësisht negativ me palët që nuk u dakorduan në asnjë pikë të diskutimeve.
Juventusi raportohet se ka ulur në mënyrë progresive shifrat në lidhje me propozimin për kontratën e re, duke e lidhur edhe me numrin e paraqitjeve, shenjë se dëmtimet e vazhdueshme të lojtarit kanë lënë gjurmë në negociata.
Një qëndrim që dukshëm e bindi Dybalan se ai nuk konsiderohet më në qendër të projektit të Juventusit.
Skuadra të mëdha evropiane, duke përfshirë edhe Interin kanë shprehur interesim konkret për kartonin e numrit 10 të “Zonjës së Vjetër”.

Të ngajshme

Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicionin e tij

Erzana Fazliu

Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë ligat evropiane

Erzana Fazliu

Real Madridi e mbyll vitin me një fitore bindëse ndaj Sevillas

KushtrimGuraj