Telenews

Detaje tronditëse – U përplasë nga një veturë teksa ishte në shiritin emergjent në autostradën “Arbën Xhaferi”

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku mes tri veturash në Autostradën “Arbën Xhaferi”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 20:40, Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në Autostradën “Arbën Xhaferi. Njoftimit i janë përgjigjur njësitet policore, të cilat nga vendi i ngjarjes (autostradë, kilometri i parë, drejtimi Prishtinë-Lipijan), raportojnë se në aksident janë përfshirë tri vetura.

Dyshohet që si pasojë e aksidentit, sipas ekipit mjekësor, një person ka humbur jetën. Në vend-ngjarje kanë dalë njësitet e patrullës së autostradës dhe ata të hetimeve të cilët janë duke kryer shikimin dhe procedurat e parapara për vend-ngjarje”, ka deklaruar Krasniqi.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 12 korrik

Erzana Fazliu

Ndotja e ajrit rrit rrezikun e tumoreve jo kancerogjene të trurit, zbulon studimi

Erzana Fazliu

Shtabet e Forcave të Kosovës dhe Shqipërisë takohen për të hartuar plan bashkëpunimi për periudhën 2025 -2028

KushtrimGuraj