Telenews

Disa serbë mblidhen para stacionit të policisë në Zubin Potok, kjo është arsyeja

Para stacionit të ri policor të improvizuar në Zubin Potok, janë mbledhur disa qytetarë, raporton portali KoSSev.

Kontejnerët janë vendosur të dielën në parcelën që është pastruar nga makineritë e rënda të shtunën dhe policët e Kosovës nga ai rajon do të hyjnë në to nga shtëpia private ku kanë qenë deri më tani.

LEXO EDHE:

Szunyog flet për takimet e Von der Leyen me Osmanin e Kurtin, tregon se çka pret

Parcela gjendet në afërsi të shkollës fillore “Jovan Cvijiq”, e cila ka bërë që banorët e Zubin Potokut të mblidhen në të njëjtën ditë.

Në të njëjtën ditë, ata shprehën shqetësimin e tyre se stacioni i ri do të jetë aq afër shkollës për zëvendëskomandantin e Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut. Ata janë ankuar edhe për mungesën e diskutimit publik lidhur me rastin.

Vendasit kanë paralajmëruar një protestë për ditën e sotme, në të cilën megjithatë paraditen e sotme kanë marrë pjesë vetëm pak persona. /Telenews.al/

Të ngajshme

Përfundon votimi për fatin e Abdixhikut në LDK

KushtrimGuraj

Tentuan të realizonin shitblerje tokash në vlerë prej 1.55 milionë eurosh me dokumente të falsifikuara, arrestohen tre persona

KushtrimGuraj

Abdixhiku: Nismë e gabuar, e pavend dhe e pakohë, ndjej keqardhje për ata që sabotuan partinë

Blearta