Telenews

Distria Krasniqi fiton medaljen e artë

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin që po mbahet në Paris të Francës.

Distria ka arritur të na bëjë krenar duke fituar medaljen artë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Kampionia olimpike arriti ta mposhtë në finale hungarezen, Reka Pupp.

Ndryshe, Distria e nisi raundin e parë pa ndeshje, ndërsa në raundin e dytë e mposhti spanjollen Marina Castello Diez për të kaluar në çerekfinale.

Në çerekfinale, xhudistja jonë u takua me mongolezen Sosorbaram Lkhagvasuren, të cilën e mposhti me ‘ippon’ për të kaluar në gjysmëfinale.

Xhuditja jonë u tregua e fortë edhe në gjysmëfinale duke fituar me dy ‘waza-ari’ ndaj francez Amandine Buchard dhe për të siguruar medaljen.

Të ngajshme

Vedat Muriqi titullar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Sllavia Pragës –

KushtrimGuraj

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj