Telenews

Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo

Xhudistja kosovare nga Peja, Distria Krasniqi, sot e ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Krasniqi ka luftuar në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke ia dalë që të mposhtë kundërshtarën e saj të vjetër.

Xhudistja pejane ishte e lirë në raundin e parë, në raundin e dytë mposhti me ‘ippon’ xhudisten nga Ukraina, Anna Borodina, ndërsa në çerekfinale ishte e pamëshirshëm duke mposhtur bindshëm kroaten Ana Viktorija Puljiz.

Megjithatë, xhudistja nga Peja nuk u ndal me kaq, pasi ishte e fortë edhe në gjysmëfinale, duke mposhtur rivalen e saj nga Spanja, Ariane Toro Soler.

Pas kësaj fitore, xhudistja 28-vjeçare kaloi në finale dhe siguroi medaljen e artë në Kampionatit Evropian për senior, duke triumfuar në “Golden Score”. /Telegrafi

 

source

Të ngajshme

Kylian Mbappe mund të thyejë rekordin më të madh të golave të Cristiano Ronaldos te Real Madridi

KushtrimGuraj

Humbi tre penallti, Baseli vendos nëse Xherdan Shaqiri do të vazhdojë t’i gjuajë penalltitë

KushtrimGuraj

E papritur, Real Madridi bën ofertë për talentin grek

KushtrimGuraj