Telenews

Dita Botërore e Sklerozës Multiple

30 maji i çdo viti shënon Ditën Botërore të Sklerozës Multiple.
Në vitin 2009 Federata Ndërkombëtare e Sklerozës Multiple e ka filluar shënimin e kësaj date. Falë kampanjave dhe aktiviteteve për nder të kësaj dite janë vetëdijësuar mijëra njerëz anë e mbanë botës.
Rreth 2.8 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë me këtë sëmundje.
Skleroza Multiple është sëmundje e sistemit nervor, e cila paraqitet me ankesa dhe dhimbje të ndryshme, të cilat vijnë kohë pas kohe. Ankesat tipike të kësaj sëmundje janë: ligështimi (dobësimi) në duar apo këmbë, ndjenja e të qenit të pirë (shtangur), dridhjet, artikulimi i paqartë dhe pengesa në shikim.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shiriti ngjyrë portokalli shfaq mbështetjen për njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje.

Të ngajshme

Moda popullore e flokëve mund të çojë në rrallim dhe thinje

Valjeta Turkaj

Tërmet në Japoni, paralajmërim për cunami 3 metra të lartë

Valjeta Turkaj

Tragjedia në Luiziana: Dalin detajet – babai vrau shtatë fëmijët e tij

Valjeta Turkaj